Telegrafi

Luana Vjollca pyetet për jetën private, kështu reagon ajo ndaj opinionistit (Video)

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Luana Vjollca ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e njohur “Top Show Magazine”, ku i është përgjigjur shumë pyetjeve interesante përball gazetarit Alban Dudushi.

Një nga pyetjet më provokuese të intervistës, ishte ajo e opinionistit Ervin Kurti, i cili tha: “Luana nuk mendoj që vetëm emisioni ‘Pa Limit” ka ndikuar në aparencën tënde! Ka edhe diçka më shumë. Ndonjë dashuri, ndonjë njeri?”

Por dëshira e prezantueses për të mos u prononcuar rreth kësaj çështje, bëri që ajo të ndërmarrë një veprim mjaft interesant.

Lexo po ashtu Pas Marinës, mbulohet edhe Luana! (Foto)

Luana kishte marrë me vete një ngjitës të fshehur tek karriga e saj, e që më pas në momentin kur opinionisti i ka bërë këtë pyetje, ajo është ngritur dhe i ka mbyllur gojën me ngjitës, duke mos dashur që ai të vazhdojë më.

Ky gjest është përcjellur me shumë të qeshura, sidomos nga aktorët e programit “Pa Limit”, të cilët kur e panë vrapuan drejt saj për ta përqafuar për idenë interesante! /Telegrafi/