Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca së fundmi ka treguar se ndodhet në Kosovë, ku ka vizituar disa prej vendeve më të bukura në rajon.
Shpesh është përfolur se vizitat e saj të shpeshta në Prishtinë, kanë të bëjnë me një ndonjë lidhje dashurie me Krenar Cocajn, por kjo gjë nuk është konfirmuar ende nga asnjëra palë.
Luana shfrytëzon mjaft mirë rrjetet sociale, për të publikuar fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një foto, ku shfaqet e zgjuar nga gjumi.
Ajo ka dashur t’ju urojë të gjithë ndjekësve të saj një përshëndetje , gjersa nga pamjet shihet se Luana duket e bukur edhe kur është pa make up. /Telegrafi/