Telegrafi

Luana Vjollca prezanton një nga dukjet ekstravagante të klipit të ri

Këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, është në finalizim e sipër të këngës së re.

Ajo këtë herë ka bashkuar forcat me artistin Jay Santos, i cili për disa ditë ka qëndruar në Shqipëri për të realizuar videoklipin.

Ndonëse nuk është zbuluar një datë e saktë e lansimit, biondja ka ndarë disa pamje të klipit të ri.

Siç edhe shihet, Luana vjen në formë të mrekullueshme e veshur me një fustan të kuq nën përkujdesjen e grimerit Arbër Bytyçi.

“Me llaman Luana, me llaman la Reina, së shpejti”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Lexo po ashtu Luana Vjollca së shpejti me projekt të ri muzikor, në bashkëpunim me Jay Santos

Ndërkohë që, reagimet e fansave ishin nga më të ndryshmet të cilët duket se mezi po presin për këtë bashkëpunim të 29-vjeçares.

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

“Pa panik” përndryshe mbetet kënga që Luana ka lansuar së fundmi gjatë karantinës, më saktësisht më 18 mars.

/Telegrafi/