Këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, është në finalizim e sipër të këngës së re.
Ajo këtë herë ka bashkuar forcat me artistin Jay Santos, i cili për disa ditë ka qëndruar në Shqipëri për të realizuar videoklipin.
Ndonëse nuk është zbuluar një datë e saktë e lansimit, biondja ka ndarë disa pamje të klipit të ri.
Siç edhe shihet, Luana vjen në formë të mrekullueshme e veshur me një fustan të kuq nën përkujdesjen e grimerit Arbër Bytyçi.
“Me llaman Luana, me llaman la Reina, së shpejti”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos.
Ndërkohë që, reagimet e fansave ishin nga më të ndryshmet të cilët duket se mezi po presin për këtë bashkëpunim të 29-vjeçares.
“Pa panik” përndryshe mbetet kënga që Luana ka lansuar së fundmi gjatë karantinës, më saktësisht më 18 mars.
/Telegrafi/