Luana Vjollcën e kemi parë në emisione të ndryshme si prezantuese televizive.
Pos, punës së moderimit të shout televizive, ajo me sukses ka nisur edhe karrierës si këngëtare.
Në fakt, tashmë bukuroshja shqiptare ka sjell edhe disa projekte të reja muzikore solo si dhe bashkëpunime të ndryshme.
Por, shpeshherë biondina është kritikuar se nuk di të këndojë ‘live’ dhe se këngët që i publikon i këndon ‘palyback’.
Megjithatë për të demantuar një gjë të tillë u përkujdes vetë Luana duke sjell një video në rrjetet sociale duke kënduar drejtpërdrejt.
“Për pikë të qejfit”, ka shkruar ndër të tjerash Vjollca teksa shihet duke kënduar këngën e vjetër arbëreshe, “More”.
Ndryshe, këngëtarja tashmë ka paralajmëruar se së shpejti do të sjell një këngë të re para fansave. /Telegrafi/