Site icon Telegrafi

Luana Vjollca për ditëlindje vjen me projekt të ri muzikor

Luana Vjollca gjatë gjithë ditës ka marrë urime dhe përgëzime me rastin e ditëlindjes së 28-të.

Këngëtarja në këtë ditë të shënuar ka sjell edhe video projektin e ri muzikor që i dedikohet dashurisë.

“Ti amo”, titullohet kënga e re e biondinës, të cilën e ka shoqëruar me një video tejet interesante dhe joshëse.

“Kjo është dhurata ime më e mirë për ju. (e xhiruar nga fillimi ne fund pa ndalese kamere, pa montazh)”, shkroi bukuroshja në llogarinë personale në Instagram.

Për tekstin u përkujdes Rrzon Music ndërsa për video u kujdes XL Films. Në videoklip artistja e mirënjohur shfaqet shumë tërheqëse

Ndryshe, Luana ka mbajtur disa koncerte muzikore gjatë gjithë verës gjersa do të publikojë edhe këngë të tjera gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version