Telegrafi

Luana Vjollca paralajmëron duetin e ri me Danin: Kënaqësi të bashkëpunoja me një ndër ikonat e muzikës shqiptare

Foto: Luana Vjollca/InstaStory

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, ka kohë që ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka zbuluar tashmë edhe personin me të cilin ka bashkëpunuar për këngën e re, e që është këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ramadan Krasniqi – Dani.

“Sonte” titullohet kënga e dyshes, e cila është bërë me dije nga Luana se do të publikohet të shtunën, në ora 17:00.

“Kënaqësi të bashkëpunoja me një ndër ikonat e muzikës shqiptare! ‘Sonte’ vjen nesër”, ka shkruar këngëtarja dhe moderatorja Vjollca në mbishkrimin e fotografisë, përmes së cilës ka paralajmëruar duetin.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Luana dhe Danin pritet të vijnë me një interpretim mjaft të veçantë. /Telegrafi/