Site icon Telegrafi

Luana Vjollca nuk hoqi dorë nga prezantimi

Në një nga intervistat e saj të fundit, Luana u shpreh se do të heqë dorë nga televizioni për t’iu dedikuar muzikës.

Një lajm që pushtoi portalet, ashtu sikurse turbulloi fansat e moderatores.

Si qëndron në fakt e vërteta?

Luana ka folur ekskluzivisht për ‘Pop Culture’, duke deklaruar se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Jo vetëm kaq, pasi Vjollca ka thënë se “shtatori më gjen me projekte totalisht ndryshe në ekranin e Top Channel”.

E sa për muzikën, Luana ka rrëfyer se gjatë verës do të publikojë dy këngë të reja.

Vjollca nuk i ndahet ekranit, të paktën as për sezonin pasardhës. Pritet të shohim më shumë në shtator…

Exit mobile version