Ajo tashmë është njëra prej moderatoreve më të përfolura shqiptare dhe jo më kot.
Artistja nga Shqipëria, Luana Vjollca, vazhdon të marrë vëmendje të madhe gjatë emisionit të saj “Shiko kush Luan”.
Përballë Taynas në rubrikën “Ndaje ose haje” ishte vetë moderatorja dhe autorja e këtij programi, ndërsa të dyja ju përgjigjën pyetjeve të vështira ose zgjodhën të hanin nëse refuzonin përgjigjen.
Megjithatë njëra nga përgjigjet e Luanës ishte tejet domethënëse dhe me shumë vlerë.
Derisa a u pyet për të treguar se sa është paguar këtë sezon të “Shiko Kush LUAN”, ajo u përgjigj kështu: “Në këtë kohë ku ndodhet Shqipëria nuk preferoj të flas për paratë sepse nuk janë parësore për mua”.
Përgjigja e saj lidhet me momentet e vështira që kaloi dhe po kalon Shqipëria që prej goditjes nga tërmeti i 26 nëntorit që la të vdekur mbi 50 persona e qindra të tjerë të lënduar. /Telegrafi/