Site icon Telegrafi

Luana Vjollca nis punën për një projekt të ri muzikor

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

Luana Vjollca këto ditë ka qenë mjaft e angazhuar me projektin e saj të ri televiziv.

“Shiko kush Luan” tashmë na shoqëron çdo javë, teksa edhe këtë vit vjen me puntata të ndryshme e me të ftuar shumë të veçantë.

Derisa po punon në emisionin e ri, këngëtarja shqiptare duket se po gjen kohë edhe për projekte të tjera.

Luana me projekte të tjera (Foto: Instagram)

Të paktën, kështu lë të kuptohet me imazhet që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social, Instagram.

Ajo ndodhet në një studio muzikore në Prishtinë, e cila rrëmben vëmendje me një palë tuta atraktive rozë dhe me atlete të bardha.

“Dita ime e diel është..dita e pushimit që shfrytëzohet për punë të tjera”, ka shkruar artistja Vjollca krahas këtij imazhi, ku siç duket ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.

Ndonëse nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth këtij projekti, nuk ka dyshim se diçka e bukur pritet të vjen së shpejti nga Luana.

Ndërkaq, kënga e fundit që solli për fansat e saj mban titullin “Ti amo”, që ishte xhiruar komplet me telefon dhe në YouTube ka kaluar shifrën e 1.2 milion shikimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version