Telegrafi

Luana Vjollca nis punën për emisionin e ri

Luana Vjollca tashmë njihet si njëra nga prezantueset më të suksesshme shqiptare.

Bukuroshja seksi e ekraneve ka nis punën për emisionin e ri, por që nuk dihet nëse këtë herë do vijë me një format më ndryshe televiziv, derisa ai i vitit të kaluar “Shiko Kush Luan”, ishte një emision tejet atraktiv.

Ky emision rrëmbeu vëmendjen e publikut dhe arriti një shikueshmëri të lartë me personazhet e ndryshme dhe batutat që realizuan.

“Startuam punën për sezonin e ri televiziv. Mezi po pres”, ka shkruar Luana krahas imazhit të ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga fansat e saj të shumtë nuk munguan, teksa mezi po e presin rikthimin e biondes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luana Vjollca

Ndryshe, 27 vjeçarja këtë vit ishte mjaft aktiv me projekte muzikore e po ashtu edhe me koncerte të ndryshme. Ajo lansoi tri bashkëpunime, me Danin, me grupin TNT dhe me yllin botëror, Faydeen. /Telegrafi/