Luana Vjollca me shaka ose me të vërtetë ka thënë se ka plane për t’u martuar.
Në emisionin e saj “Shiko Kush Luan”, teksa e pyeste Ylli Limanin se kur do të martohet, ky i fundit është shprehur se nuk i dihet, ndoshta shumë shpejt.
Luana i është drejtuar “si unë në verë”? Më pas moderatorja është drejtuar nga Edi Manushi duke i thënë që është shaka dhe i ka kërkuar atij t’ia konfirmojë publikut që nuk është e vërtetë.
Manushi është shprehur nga ana tjetër, se “nuk i dihet, pasi zërat po qarkullojnë”.
Ka kohë që qarkullojnë thashetheme se Luana është në një lidhje me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj, edhe pse ata nuk e kanë pranuar ende publikisht. /Class/