Site icon Telegrafi

Luana Vjollca: Mund të bëhem nënë së shpejti

Prezantuesja e njohur Luana Vjollca shumë shpesh së fundmi është lakuar në portale mbi mundësinë e të bërit nënë për herë të parë.

Fotografitë me foshnja janë interpretuar si një instikt i zgjuar i mëmësisë megjithatë, vetë Luana nuk është se ka folur shumë mbi këtë pjesë, deri sonte!

Në emisionin ‘Pa Limit’ me të ftuar Eneda Tarifën, Vjollca pyeti se si ia del këngëtarja të menaxhojë kohën shtuar këtu faktin se është edhe nënë.

‘Po pyes se ku i dihet, mund të bëhem nënë së shpejti’, deklaroi Luana.

E vetëdijshme mbi impaktin e fjalisë në portalet online, për t’i qetësuar shikuesit ajo u shpreh se të paktën aktualisht nuk ka ndonjë risi në këtë drejtim. /Telegrafi/

Exit mobile version