Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca mbetet ndër personazhet më të komentuara në faqet rozë.
Biondja joshëse krahas projekteve që sjell herë pas herë merr vëmendje edhe në formë të ndryshme siç ishte rasti i fundit.
Luana së fundmi ka dalur në rrugë duke u dhuruar nga një buqetë me lule kalimtarëve të rastit, teksa u ka thënë edhe fjalë të mira.
“Dua të ua dhurojë një lule, jam krenare për ty dhe punën tënde, dua të ta rregulloj ditën nëse nuk ke patur një të tillë”, u ka thënë Luana disave prej tyre teksa edhe u ndal për të bërë foto me ta.
“Një buzëqeshje nuk kushton asgjë, por jep shumë. Jini të sjellshëm me njëri-tjetrin dhe së pari duajeni veten! Unë u mbusha me dashuri”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e postimit.
Kjo nuk është hera e parë që prezantuesja e ekranit bën një gjest të tillë, pak javë më parë Luana postoi një video ku shihej duke përshëndetur njerëzit në rrugë.
Veprimet e tilla nga Luana janë mirëpritur nga publiku dhe komentuesit edhe në rrjetet sociale.
Ndërkohë, pas projekteve “Thuaje”, Luana së fundmi ka lansuar bashkëpunimin me reperin nga Kosova, MC Kresha.
Kënga me titullin “Nuk o ka ma qet” u prit mirë dhe deri më tani ka grumbulluar afro dy milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/