Site icon Telegrafi

Luana Vjollca kopjon Beyoncen! (Foto)

Prezantuesja e njohur Luana Vjollca është çdo javë e pranishme në ekranin e Top Channel përmes emisionit argëtues “Pa Limit”.

Si gjithnjë ajo di të tërheqë vëmendjen e shikuesve me paraqitjen e saj me stil, të bukur e në të shumtën e rasteve edhe seksi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luana Vjollca

Herën e fundit ajo u shfaq me një veshje komplet ngjyrë blu, dhe me flokët brune kaçurrela, një imazh vërtet i bukur, por s’mund të thuhet tërësisisht origjinal.

Një pamjet të tillë e kemi hasur edhe më parë tek këngëtarja me famë botërore Beyonce gjatë një ndeshje finale të Basketbollit në Ohio vitin e kaluar.

Beyonce dhe Jay Z gjatë një ndeshje basketbollit, qershor 2016.

Ngjajshmëria mes tyre duket të jetë vërtet e madhe, ndonëse mund të ketë qenë edhe rastësi, por sido që të jetë stilistët dhe personazhet e njohura duhet bërë më shumë kujdes në përzgjedhjen e veshjeve dhe origjinalitetin e tyre. /Telegrafi/

Luana Vjollca

 

Exit mobile version