Luana Vjollca për ca kohë ka qëndruar në Kosovë.
E gjithë shkaku i një fotosesioni të bërë tek fotografi i mirënjohur Artan Korenica.
Nuk dihet se për çfarë projekti bëhet fjalë, por duke u rikthyer në vendlindje, bukuroshja shqiptare dukej në humor të mirë.
Ajo shihet teksa dëgjon muzikë në veturë kushtuar komandant legjendar, Adem Jasharit, të cilën e këndon Shkurte Fejza. /Telegrafi/