Para dy muajve erdhi me videokëngns “Boll mo u bo tu vujt”, i cili u mirëprit prej fansave.
Luana Vjollca ka nisur punën për edhe një projekt të ri të radhës në fushën e muzikës.
Kështu ka lënë kuptohet këngëtarja me mesazhet e publikuara së fundi në rrjetet sociale.
Duket se edhe kësaj radhe biondina do të bashkëpunojë me ndonjë këngëtar, të cilën gjë e kishte bërë edhe në të kaluarën.
“Ft.”, ka shkruar moderatorja në llogarinë personale në Instagram, duke mos dhënë shume detaje se me kë do jetë në duet.
Ndryshe, mbetet të shihet në ditët në vijim se me kë do të bashkëpunojë ajo dhe se për çfarë zhanri të këngës bëhet fjalë. /Telegrafi/