Telegrafi

Luana Vjollca inspirohet nga Beyonce për dukjen e fundit në ‘Love Island Albania’?

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, gjithmonë i ka mahnitur shikuesit me paraqitjet e saj televizive.

Kësaj here ajo tërhoqi vëmendje me veshjen e saj në episodin e fundit të spektaklit që ajo po prezenton.

Bukuroshja e ekranit pati veshur një fustan të gjatë me ngjyrë të verdhë, ndërsa pjesa e pasme ishte me të zezë.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Në sy bien detajet që i ka fustani përpara, të cilat janë të ngjashme si të kostumit që Beyonce veshi gjatë turneut të saj të “Renaissance”.

Foto: loveisland.albania/Instagram

Ky ishte njëri prej kostumeve mahnitëse, me të cilat Beyonce shkëlqente gjatë performancave të saj, e që edhe Luanës pa dyshim i rrinte në mënyrë perfekte.

Kjo nuk është hera e parë që Luana tregon linjat e saj joshëse, e gjithmonë duke lënë shumë mbresa te ndjekësit e saj.

Foto: Beyonce/Instagram

Luana vazhdon të jetë njëra nga moderatoret shqiptare më te dashura të ekranit, duke sjellë gjithmonë projekte të mrekullueshme e duke arritur suksese të mëdha. /Telegrafi/

Foto: loveisland.albania/Instagram
Foto: loveisland.albania/Instagram