Site icon Telegrafi

Luana Vjollca duket e mahnitshme në pozat nga pushimet në jug të Shqipërisë

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca këtë fundjavë po e kalon duke shijuar pushimet në jug të Shqipërisë.

Nga bregdeti i qytetit të Sarandës, këngëtarja dhe prezantuesja ka sjellur për fansat e saj imazhe tejet provokuese.

Luana pozoi në dy veshje të ndryshme, me një trupore të zezë të tejdukshme në pjesën e sipërme që dukej tejet në formë.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Dhe në disa imazhe të tjera, ajo dukej tejet provokuese në një fustan të kuq të kombinuar me aksesor ari.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luana Vjollca

“Kuq e zi, tërë jetën”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e fotove, sipër të cilave mori komplimente të shumta nga ana e fansave të saj.

Kujtojmë që këto pushime të bukuroshes së ekranit vijë pas atyre në Amalfi të Italisë.

Përndryshe, pak kohë më parë Luana solli bashkëpunimin me Bardhin dhe Mato Lale “Shtinja flaken”, teksa po punon edhe për spektaklin e ri “Love Island”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version