Telegrafi

Luana Vjollca duket atraktive në promon e emisionit të ri

Këtë verë, këngëtarja e njëherësh edhe prezantuesja nga Shqipëria, Luana Vjollca, ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore.

Ajo publikoi tri bashkëpunime të suksesshme, të cilat u mirëpritën nga publiku dhe në kanalin YouTube kanë mbledhur miliona klikimesh.

Krahas projekteve, biondja tashmë ka nisur përgatitjet për emisionin e ri, që pritet të fillojë së shpejti për fansat e saj.

Së fundmi, 27-vjeçarja ka publikuar promon e këtij emisioni, derisa vjen tejet atraktive e me një pamje mbresëlënëse.

Lexo po ashtu Luana Vjollca nis punën për emisionin e ri

Flokët e kapura dhe grimi i lehtë kanë bërë që bukuroshja jonë të tërheq vëmendje akoma më shumë.

Theksojmë që vitin e kaluar Luana ishte autore e emisionit “Shiko Kush Luan”, ku presim të shohim se çfarë do na sjell sivjet. /Telegrafi/