Këtë verë, këngëtarja e njëherësh edhe prezantuesja nga Shqipëria, Luana Vjollca, ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore.
Ajo publikoi tri bashkëpunime të suksesshme, të cilat u mirëpritën nga publiku dhe në kanalin YouTube kanë mbledhur miliona klikimesh.
Krahas projekteve, biondja tashmë ka nisur përgatitjet për emisionin e ri, që pritet të fillojë së shpejti për fansat e saj.
Së fundmi, 27-vjeçarja ka publikuar promon e këtij emisioni, derisa vjen tejet atraktive e me një pamje mbresëlënëse.
Flokët e kapura dhe grimi i lehtë kanë bërë që bukuroshja jonë të tërheq vëmendje akoma më shumë.
Theksojmë që vitin e kaluar Luana ishte autore e emisionit “Shiko Kush Luan”, ku presim të shohim se çfarë do na sjell sivjet. /Telegrafi/