Site icon Telegrafi

Luana Vjollca barazon veten me Beyoncen: Mendjet e mëdha, mendojnë njësoj (Foto)

Ato janë dy femra të njohura të publikut shqiptar, njëra jeton dhe vepron matanë oqeanit Atlantik dhe tjetra në Tiranë. 

Bëhet fjalë për moderatoren shqiptare, Luana Vjollcën dhe këngëtaren e famshme amerikane, Beyonce.

Dhjetë ditë më parë bukuroshja jonë kishte veshur një fustan të zi me viza të bardha në shoun e vet televiziv, “Shiko kush luan”.

Pothuajse të njëjtin fustan e ka veshur edhe Beyonce gjatë mbrëmjes së kaluar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Sports Illustrated’s”.

Ajo kishte veshur një fustan pothuajse të njëjtë me Luanën që e veshi dhjetë ditë më parë, e cila nuk mbeti pa u vërejtur nga Vjollca.

“Mendjet e mëdha, mendojnë njësoj”, ka shkruar Luana në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Luanën sërish do ta shohim gjatë fundjavës me shoun ndërsa Beyonce në koncerte të ndryshme. /Teelgrafi/

Exit mobile version