Site icon Telegrafi

Luana vjen me këngë të re

Luana Vjollca me gjithë kritikat që mori kohëve të fundit për interpretimin e saj live, nuk e ka ndërmend të ndalet me krijime të reja muzikore.

Prezantuesja e njohur, e cila ka disa këngë të publikuara duket se e ka marrë seriozisht qasjen e saj në muzikë, transmeton Telegrafi.

Luana do të vijë me një këngë të re gjatë këtij muaji, për të cilën mësohet se do të kujdeset Getoar Selimi, i dashuri i motrës së saj, Marinës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë biondja seksi në emisionin e saj “ Të çmendur pas…”, duke paralajmëruar se projekti do të publikohet në fund të prillit./Telegrafi/

Exit mobile version