Telegrafi

Luana tani do konkurrojë Blendi Fevziun

Moderatorja e njohur Luana Vjollca aktualisht është duke vijuar punën e saj si prezantuese në emisionin “Pa Limit” në ekranin e Top Channel.

Ky emision transmetohej çdo të diele pasdite, por duket se me fillimin e sezonit të ri të spektaklit humoristik “Portokalli”, tani e tutje “Pa Limit-in” e Luanës do ta ndjekim çdo të hënë prej orës 22:45.

Tani zyrtarisht Luana me emisionin e saj do të konkurrojë “Opinion” të Blendi Fevziut që transmetohet në TV Klan, çdo të hënë në orën 22: 15.

Ndonëse kanë emisione krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri, prapëseprapë  Top Channel dhe TV Klan janë gjithmonë në garë për shikueshmërinë.

Mbetet të shihet se cili emision do të jetë më i ndjekur. /Telegrafi/