Luana Vjollca po finalizon projektin e ri muzikor.
Këngëtarja ka publikuar disa video në llogarinë personale në Instagram.
Bukuroshja publikoi disa pjesë prej xhirimeve të spotit të ti ri të titulluar ‘Je veç ti’, transmeton Telegrafi.
Një pjesë e videoklipit, ku Vjollca duket me stil të viteve të 50-ta të shekullit të kaluar, është xhiruar edhe në qytetin e Prizrenit.
Ndryshe, Luana ka bërë të ditur se të mërkurën do të jetë para publikut shqiptar. /Telegrafi/