Luana Vjollca i ka informuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale se ndodhet në Stamboll të Turqisë.
Prezantuesja e shndërruar në këngëtare ka publikuar edhe një fotografi nga atje, në të cilën shfaqet duke pirë çaj.
“Nuk ka nevojë për ‘filtër’ kur je në Stamboll duke pirë çaj”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.
Biondja e bukur është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh publikon imazhe që nxisin kërshërinë e fansave të saj. /Telegrafi/