Telegrafi

I luan vetëm 22 ndeshje për dy vite dhe fiton gjashtë trofe, fati e ndjek mbrojtësin e Cityt, Benjamin Mendy

Benjamin Mendy. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Për të qenë i suksesshëm në futboll nganjëherë të duhet edhe fat.

E njëri nga futbollistët më me fat në botë padyshim që është mbrojtësi francez Benjamin Mendy.

Edhe pse në dy vitet e fundit nuk ka luajtur më shumë se 22 ndeshje me Cityn dhe Francën, Mendy ka fituar gjashtë trofe.

Fati për të fituar e ka ndjekur Mendyn, por edhe fati i keq sa i përket lëndimeve.

Francezi nuk ka arritur të luaj me ekipin e tij dhe Kombëtaren në shumicën e ndeshjeve pasi kishte probleme të vazhdueshme me lëndime.

Në dy vitet e fundit Mendy ka fituar dy tituj në Ligën Premier, dy Kupa të Ligës, një Kupë të Botës me Francën dhe një Superkupë të Anglisë.

24-vjeçari këtë edicion në Ligën Premier ka zhvilluar 10 ndeshje, ndërsa edicionin e kaluar u paraqit në nëntë takime.


Ndeshja e fundit që e luajti këtë edicion Mendy ishte më 14 prill ndaj Crystal Palace dhe që nga ajo kohë qëndroi jashtë fushave për shkak të lëndimit.

Gjithsesi në rrjetet sociale Mendy është mjaft aktiv dhe shumë i dashur në klubin e Cityt.

Lojtari tani është bërë objektiv i tifozëve të futbollit të cilët e quajnë më të aftë se Guardiola për të fituar tituj.

Mendy ka një mesatare prej 3,5 ndeshjeve për ta fituar një titull, ndërsa Guardiola prej 23 ndeshjeve. /Telegrafi/