Telegrafi

Luan Starova dekorohet me Medaljen e Legjionit të Nderit

Akademiku Luan Starova do ta merr zyrtarisht Medaljen e Legjionit të Nderit që jepet nga shteti francez. Ceremonia organizohet në Ambasadën franceze në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Starova është edhe mbajtës i vlerësimit francez, Komandant i artit dhe letërsisë që nga viti 2000. Këto vlerësime i janë dhënë Luan Starovës për kontributin e tijë në zhvillimin e marrëdhënieve franko-maqedonase në periudhën kur ai ishte ambasador i Maqedonisë në Francë.

Përndryshe, Luan Starova është anëtar i Akademisë evropiane, ASHAM-it, Akademisë Mesdhetare në Napoli, anëtarë nderi i Akademisë Shqiptare të Shkencave, si edhe anëtar i shoqatës shkencore ”Leibnitz” në Berlin.

Medalja e sotme do t’i dorëzohet nga ambasadori francez në Shkup, Christian Thimonier./Telegrafi/