Telegrafi

Luan Simnica bën hapin e madh në karrierë, talenti nga Kosova transferohet te VFB Stuttgart

Luan Simnica ka bërë hapin e madh në karrierën e tij, duke u larguar nga të rinjtë e 1.FC Koln.

Mesfushori i talentuar kosovar, karrierën do ta vazhdoj te skuadra e madhe gjermane VFB Stuttgart.

Në fakt Simnica do të luaj për ekipin e dytë të Stuttgart, por pritet që stërvitjet t’i zhvillojë me skuadrën e parë.

19-vjeçari konsiderohet si një nga mesfushorët e rinj më të mirë në futbollin gjerman dhe transferimi te Stuttgart do t’i ndihmojë atij shumë për tu rritur në karrierë.

“Luan Simnica është transferuar në VfB për sezonin e ri. Mesfushori mbrojtës 19-vjeçar ishte pjesë 1. FC Köln dhe ishte i rregullt në ekipin e suksesshëm të Kolnit U19 sezonin e kaluar, i cili fitoi Kupën e Juniorve DFB dhe arriti në gjysmëfinale të kampionatit gjerman A-Junior”.

“Lojtari mëngjarash tani po i bashkohet VfB Stuttgart, ku dëshiron të hedhë hapat e radhës drejt futbollit profesionist”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Në rast se ka paraqitje të mira me fanellën e ekipit të dytë të Stuttgartit, Simnica mund të debutoj edhe në Bundesliga, pasi shpesh herë Stuttgart merr futbollist nga skuadra e dytë dhe luajnë në elitën e futbollit gjerman.

Kujtojmë që Simnica është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U21 dhe luan në pozitën e mesfushorit defensivë. /Telegrafi/