Sipas Il Corriere della Sera, Cristiano Ronaldo, i cili ishte lënë në pushim kundër Beneventos, zgjedh kur ai dëshiron të luajë.
Ylli portugez është golashënuesi më i mirë i Juventusit deri më tani këtë sezon me nëntë gola në shtatë ndeshje në të gjitha garat.
Ronaldo ishte pushuar kundër Beneventos dhe sipas disa raporteve në Itali, pritet të startojë kundër Dinamo Kievit të mërkurën edhe pse Zonja e Vjetër tashmë është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Serie A, megjithatë, e gjenë veten me gjashtë pikë larg udhëheqësit të Serie A-s, Milani pas nëntë ndeshjeve në kampionat.
Il Corriere della Sera tregon problemet e komunikimit të Andrea Pirlos me një pjesë të dhomës së zhveshjes së Juventusit dhe sugjeron që Ronaldo vendosi të mos luante kundër Benevento të shtunën.
Raporti shton se disa lojtarë të Juventusit nuk e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë në fushë, veçanërisht në fazën mbrojtëse me ekipin që shpesh zihet në befasi.
Zonja e Vjetër fitoi vetëm një nga katër ndeshjet e zhvilluara pa CR7 këtë sezon. /Telegrafi/