Telegrafi

Luan rolin e studentes çamarroke, ‘Sasa’ tregon se si dukej në të vërtetë kur ishte në shkollë

Adriana Matoshi është njëra ndër aktoret më të spikatura të hit serialit “O Sa Mirë”.

Ajo luan rolin e ‘Sasës’, një studente çamarroke e cila nuk i bindet asnjë këshille të profesorëve, apo njerëzve që e rrethojnë.

Adriana në jetën reale është nënë e katër fëmijëve, dhe përveç se aktore, ajo është edhe sipërmarrëse.

Matoshi është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat është shpesh aktive, dhe ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo është bërë nostalgjike, teksa ka vendosur të ndajë me ndjekësit një fotografi nga e kaluara e saj.

Ajo ka zbuluar këtë fotografi nga shkolla fillore, ku edhe pse shumë e vogël, nga tiparet e fytyrës mund të dallohet lehtësisht, ngase ngjashëm duket edhe sot.

Përveç rolit në “O Sa Mirë”, Adriana është shumë aktive edhe në projekte të ndryshme filmike. /Telegrafi/