Lionel Messi pak ditëve ka thënë se Kampionati Botëror që do të mbahet në Katar, do të i fundit në karrierën e tij.
Një lajm që nuk i ka pëlqyer aspak mikut të tij në kombëtaren argjentinase, Lisandro Martinez, i cili luan te Manchester United.
Edhe pse luan në një skuadër me Cristiano Ronaldon, ai theksoi se nuk do ta lënë Messin të largohet nga kombëtarja ndërsa theksoi se për të, skuadra është e gatshme të shkojë edhe në luftë.
“Si do të jetë Botërori i fundit për Messin? Është çmendur apo çfarë? Ne nuk do ta lejojmë këtë, ky Botëror do të jetë shumë special për të, e shoh shumë të lumtur në këtë sezon. Ne jemi gati të shkojmë në luftë për Messin”, ka thënë mbrojtësi.
Mbrojtësi argjentinas u ndal edhe te kritikat që ka përjetuar në fillimet e tij te Manchester United.
“Nëse janë të dobishme dhe të arsyeshme, atëherë i mirëpres. Por, ato që vijnë nga urrejtja dhe qëllimet e këqija ja lë atyre personave që e tregojnë vetë veten se cilët janë”.
“Ata flasin ashtu sepse në të vërtetë shpjegojnë karakterin e tyre, mua nuk më intereson. Unë dua të rrethohem nga persona me energji të mirë dhe që mendojnë pozitivisht”, nënvizoi Martinez. /Telegrafi/