Me datën 5 dhjetor 2012 në Vjenë do të bëhet promovimi i librit “Mulliqi, një skulptor i madh”. Libri i është kushtuar jetës dhe veprës së Luan Mulliqit dhe është shkruar nga austriaku Prof. Dr. Johann Gunther.
Ndërsa më datën 6 dhjetor me ftesë te Galerisë Koko të Vjenës hapet ekspozita personale e skulptorit tonë të mirënjohur, i cili prezantohet me 20 skulptura të bronzit nga cikli “Balerinat”, që simbolizojnë ngritjen dhe zhvillimin e shoqërisë sonë.
Pas ekspozitës në Vjenë, Mulliqi vazhdon rrugëtimin në Stokholm dhe Paris. /Telegrafi/