Telegrafi

Luan lotari me numrat e gjobës dhe fiton 705 euro

Ndonjëherë gjoba të vjen aq pa pritur sa ti as nuk e kupton. Por, këtë herë një gjobë e marrë për parkim të gabuar ka sjellë fat.

Kështu një 62-vjeçari nga Italia, i cili kishte një takim nuk mundi të gjente një vend për të parkuar motorin e tij, dhe e ka lënë atë jashtë vijave të bardha në një parkim të zënë.

Takimi zgjati rreth 30 minuta dhe kur 62-vjeçari u kthye gjeti edhe një gjobë nga ana e policisë.

Surpriza nuk i ka pëlqyer, por ka vendosur që të bëjë diçka të pazakonshme. Ai ka luajtur në lotari me numrat e vendosura në gjobën e marrë, dhe për fatin e tij të mirë ka fituar 705 euro. /shekulli/