Site icon Telegrafi

Luan Latifi caktohet ushtrues detyre për kryeshef të KPM-së

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në mbledhjen e radhës, ka marrë vendim për caktimin e ushtruesit të detyrës të kryeshefit ekzekutiv, Luan Latifi, aktualisht drejtor i departamentit të monitorimit dhe analizës, për të kryer këtë funksion deri në përmbylljen e procesit të përzgjedhjes dhe emërimit të kryeshefit ekzekutiv me mandat ligjor.

Vendimi është bazuar në kualifikimet profesionale adekuate të cilat janë në pajtim me fushën e rregullimit të mediave me të cilën merret KPM, si dhe duke u bazuar në rezultatet e tij gjatë përvojës së tij udhëheqëse në KPM, që nga viti 2003, duke qenë pjesë e proceseve të rëndësishme zhvillimore në KPM./kp/

Exit mobile version