Dikur shokë të fëmijërisë, sot të suksesshëm në profesionet e tyre, sërish janë takuar Luan Krasniqi dhe Edi Lushi.
Dy personalitetet më të famshme nga qyteza e Junikut janë bërë bashkë.
Luan Krasniqi njihet për suksesin e tij në boksin botëror, dhe për medaljen e argjentë të fituar në Lojërat Olimpike.
Edi Lushi në anën tjetër një aktor i mirënjohur me tri role kryesore në tri filma kosovarë, kurse pritet që shumë shpejtë të jetë edhe pjesë e Hollyëoodit.
Edi së fundmi në Prishtinë promovoi filmin e ri “Macbeth” në të cilin film aktron bashkë me Halil Budakovën.
Nuk dihet cila ishte arsyeja e takimit të Edit me Luanin, por nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së këtij të fundit në një projekt filmik.
Takimi besohet të jetë mbajtur në Olten. /Telegrafi/