Telegrafi

Luan Krasniqi reagon me pikëllim për vdekjen e boksierit të njohur (Foto)

Dje në orët e vona ndërroi jetë boksieri i njohur gjerman, Rene Monse.

Monse ishte boksier që garonte në kategorinë e rëndë dhe mbahet mend për suksesin e tij në Kampionatin Botëror të Boksit më 1995, ku kishte fituar medaljen e bronztë, transmeton Periskopi.

Kjo ngjarje e gjeti të pikëlluar boksierin shqiptar, Luan Krasniqi i cili me anë të një postimi në Facebook reagoi për rastin.

Krasniqi shprehu ngushëllimet e tij të thella familjes së të ndjerit dhe përmendi se ata ishin njohur dhe kishin ndihmuar njëri tjetrin gjatë karrierave të tyre.