Telegrafi

Luan Krasniqi mbështet boksierin turk kundër Nuri Seferit (Foto)

Nuri Seferi ka një ndeshje vendimtare kundër boksierit turk, Firat Arslan.

Megjithëse shumëkush po e mbështet boksierin shqiptar, kjo nuk mund të thuhet edhe për Luan Krasniqin.

Ky i fundit përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook ka mbështetur boksierin turk.

Kujtojmë se Nuri Seferi kishte refuzuar Federatën e Zvicrës dhe mbron ngjyrat kuqezi, ndërsa meçi me turkun do të zhvillohet më 17 shtator. /Telegrafi/