Telegrafi

Luan Krasniqi flet për duelin Gjergjaj – Haye

Luan Krasniqi ka shprehur interesim të madh për të parë meçin e 21 majit, ku boksieri nga Kosova Arnold Gjergjaj, do të sfidojë britanikun David Haye.

Gjergjaj dhe Haye do të takohen më 21 maj në Arenën O2 në Londër, ndërsa Krasniqi shkruan se është kureshtar për të parë se si kosovari do të grushtojë boksierin britanik.

“Më 21 maj të këtij viti, Arnold Gjergjaj që në Zvicër aktualisht është më i miri në boksin profesionist, në ringun e Londrës do të takohet kundër anglezit David Haye. Do të jet ky një meç të cilin do të ndjeki me interesim të madh dhe jam kurreshtar se si do ta grushton atë”, ka shkruar Luan Krasniqi. /Telegrafi/