Nuri Seferi e ka humbur luftën ndaj Firat Arslan, në kategorinë WBO në peshën ‘crusier’.
Ndërsa Luan Krasniqi për televizorin gjerman ‘Run’ ka thënë se ishte një luftë e mirë dhe se në fund fitoi ai që e meritoi.
“Ishte një meç i bukur, gjithçka shkoi perfekt”, ka thënë Krasniqi.
“A provokoi Nuri Seferi gjate meçi dhe a duhet dënuar? Të gjithë e kemi parë çfarë ndodhi. Kjo është e vërtetë, por në fund fitoi më i merituari”, ka shtuar për fund Luani, transmeton Telegrafi.
Krasniqi para luftës kishte shprehur përkrahjen e tij publike për boksierin turk, ndërsa gjatë meçit iu afrua për një moment dhe e këshilloi atë se si të mposhtet Nuri Seferi. /Telegrafi/