Telegrafi

Luan Krasniqi i dëshpëruar nga Arnoldi, ka dy pyetje për të (Foto)

Legjenda shqiptare e boksit, Luan Krasniqi, është treguar tejet i zhgënjyer nga Arnold Gjegjaj pas disfatës së tij shokuese nga David Haye mbrëmjen e kaluar.

David Haye e nokautoi shqiptarin në raundin e dytë, teksa është Luan Krasniqi që ka bërë dy pyetje nga aspekti teknik.

“David Haye ka bërë proces të shkurtër me Arnold Gjergjajn. Një nokaut teknik në raundin e dytë”.

“Këtu nga pikëpamja ime kam dy pyetje: A ishte Arnoldi dhe ekipi i tij mirë të këshilluar, që t’i hyjnë kësaj lufte? Dhe po ashtu, a ishin ata mjaftueshëm të përgatitur, siç e do një duel i tillë?”, u shpreh Krasniqi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Arnold Gjergjaj me performancën e tij zhgënjeu të gjithë shqiptarët. /Telegrafi/