Fotografi i mirënjohur, Avni Selmani, dhe dy artistët Luan Hajra dhe Irfan Blakqori janë bërë bashkë për një trio shumë të veçantë.
Spontanisht dhe të ulur në një kafene, treshja kanë filluar të këndojnë këngë të vjetra për qejfin e tyre.
Të shoqëruar nën tingujt e kitarës, tre artistët kanë interpretuar ato që mund të quhen lirshëm “Këngë që nuk harrohen”.
Në një video e cila është publikuar tashmë në YouTube, mund të shihet pamje nga ku Luani, Irfani dhe Avniu këndojnë së bashku.
Për regjinë e kësaj video të bukur dhe spontante u kujdes regjisori Blerdi Malushi. /Telegrafi/