Wu Xiaojing nga Kina ka mbetur me njëri sy të verbuar, pasi luajti video-lojëra pa ndërprerë në telefon.
Adoleshentja 21-vjeçare e varura nga aplikacionet nga pajisjet e zgjuara, kishte kaluar orë të tëra, pa ngrënë apo lëvizur, e fiksuar në arritjen e rekordeve të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Si pasojë, asaj i është mbyllur një enë e gjakut në retinë, duke bërë që t’i humbë shikimi.
“Qëndrimi i gjatë para ekranit, shkaku i varësisë ndaj lojërave ka bërë që ajo të verbohet në syrin e djathtë” ka thënë njëri nga mjekët që po merret me rastin.
Megjithëse thuhet se ka kaluar orë të tëra, besohet se ajo luante pa ndërprerë ditë dhe natë, ndërsa ka kohë që ishte e pa punë sepse e përjashtonin kur e zënin me telefon. /Telegrafi/