Ylli i Sturm Graz, Donis Avdiaj ka vendosur ta përfaqësoj Kombëtaren shqiptare.
Madje, sulmuesi 19 vjeçari, i cili është në pronësi të Schalke 04, shprehet i gatshëm të luaj me kuqezinjtë në “Euro 2016”.
“E kam thënë tashmë, që në vitin 2015, se kërkesa e Shqipërisë ishte një nder i madh për mua.
Megjithatë, ajo nuk mbërriti tek unë për shkak të lëndimit dhe mungesës së praktikës së lojës. Unë nuk isha mjaft i fortë në ato momente”, ka deklaruar Avdijaj për “Sport Bild”, transmeton asport.info.
“Djemtë, të cilët e kanë arritur këtë sukses të madh, sigurisht që meritojnë të jenë edhe në finalet e Kampionatit Europian. Por, në qoftë se ekipi kombëtar shqiptar ka nevojë për mbështetjen time, unë do të jem atje”, ka pohuar ai.
Avdijaj ka nënshtetësi gjermane, derisa deri më tani ka luajtur për përfaqësuesen U16, U17 dhe U19 të Gjermanisë.