Site icon Telegrafi

Luajti 20 orë në një internet-kafe, kinezi humb ndjeshmërinë e këmbëve

Një djalë kinez luajti pa ndalesë për 20 orë në një kafene në internet dhe më pas pa sesi humbi aftësinë për të ecur me këmbët e tij.

Djali nga provinca Zhejiang e Kinës, u transportua nga internet-kafeja me një barelë pasi kishte humbur ndjeshmërinë e tij në këmbë.

Ai nuk bëri asnjë pauzë gjatë lojës së tij për më shumë se 20 orë dhe kur u përpoq të ngrihej për të shkuar në banjo, kuptoi se nuk mund të lëvizte më këmbët.

“Duket se ai e humbi plotësisht ndjeshmërinë e tij dhe nuk mundi të ecte. Ne thirrëm menjëherë një ambulancë”, deklaroi një mik i tij i pranishëm në vendngjarje.

Exit mobile version