Telegrafi

Luajtën një lojë fëmijësh që shkel Sheriatin, çifti u rrahën me kamxhik (Foto,+16)

Dy të krishterë indonezianë u rrahën publikisht në krahinën Banda Aceh të martën pasi thuhet se kanë luajtur një lojë argëtimi për fëmijë.

Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, loja shihet nga autoritetet në provincën myslimane konservatore si ‘lojëra të fatit’ dhe prandaj shkel ligjin islamik të Sheriatit.

Rreth 300 veta qenë dëshmitarë dhe mbanin telefonat e tyre mobil për të regjistruar kur Dahlan Silitonga, 61 vjeç, dhe Tjia Nyuk Hwa, 45 vjeç, u goditën me kamxhik gjashtë, përkatësisht shtatë herë.

Çifti thuhet se ishte arrestuar së bashku me një burrë të tretë pasi kishin luajtur një lojë në kompleksin argëtues të fëmijëve që lejon përdoruesit të këmbejnë monedha për shpërblime ose kupona, duke përfshirë edhe para të gatshme.

Banda Aceh është e vetmja provincë Indonezi që imponon ligjin e sheriatit dhe njerëzit mund të dënohen për një sërë veprash; nga bixhozi, pirja e alkoolit, për të pasur seks homoseksual ose marrëdhënie jashtë martesës. /Telegrafi/