Site icon Telegrafi

Luajtën kundër kundërshtarit me coronavirus, futbollistët shqiptarë futën në karantinë

Frankfurt - Basel

Eintracht Frankfurt ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme se një futbollist i tyre ka dalë pozitiv në testet me coronavirus.

Pandemia që ka kapluar gjithë botën ka prekur edhe futbollistët, teksa i fundit është një nga Eintracht Frankfurt me klubin gjerman që nuk i kanë publikuar emrin.

Klubi gjerman ka njoftuar se janë në pritje të rezultateve të tjera, pasi të gjithë pjesëtarët e klubit kanë kryer testet për të parë nëse ka të tjerë të prekur nga kjo sëmundje.

E ndeshja e fundit e Frankfurtit ka qenë në Ligën e Evropës, ku në stadiumin e tyre pësuan humbje nga Baseli 0-3.

Taulant Xhaka duke festuar njërin nga golat e Baselit ndaj Frankfurtit

Me të dalë lajmi se një futbollist i Frankfurtit është testuar pozitiv me coronavirus, ka reaguar edhe gjiganti zviceran.

Baseli ka njoftuar lojtarët se duhet të futen në karantinë për 14 ditë nga dita e 20 marsit.

Kësisoj të izoluar do të jenë edhe tre futbollistët shqiptarë Taulant Xhaka, Edon Zhegrova dhe Kemal Ademi që janë pjesë e rëndësishme e klubit.

Kemal Ademi dhe Edon Zhegrova

“Të dyja skuadrat kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, por edhe stafi i mjekëve kanë pasur kontakt duke biseduar rreth situatës. Kjo është arsyeja që skuadra jonë shkon karantinë”, kanë raportuar te Baseli. /Telegrafi/

Exit mobile version