Manchester City dhe Arsenali barazuan 2:2 në xhiron e pestë të Ligës Premier dhe një statistikë nga ajo ndeshje duket vërtet e pabesueshme, thuajse e pamundur.
Gjegjësisht, dy futbollistë të Arsenalit luajtën të gjithë ndeshjen dhe nuk regjistruan asnjë pasim të suksesshëm.
City dominoi, sidomos në pjesën e dytë, ku u fut me një lojtar më shumë pas kartonit të kuq të Leandro Trossard në sekondat e fundit të pjesës së parë, dhe lojtarët e Arsenalit plotësuan vetëm 208 pasime.
Por Jurrien Timber dhe Kai Havertz nuk bënë asnjë nga ato 208.
0 – Neither Jurriën Timber (6 passes) nor Kai Havertz (5 passes) completed any of their passes for Arsenal against Man City today, the first outfield players on record (from 2003-04) to play 89+ minutes of a Premier League match and not successfully pass to a teammate. Plan. pic.twitter.com/4NNPem9pZZ
— OptaJoe (@OptaJoe) September 22, 2024
Timber u përpoq t’i pasoj shokëve të skuadrës gjashtë herë, dhe Havertz pesë herë, por ata nuk ia dolën kurrë me sukses.
Kujtojmë, City kaloi në epërsi me golin e Erling Haaland nga minuta e 9-të, Arsenali përmbys me golat e Riccardo Calafiori nga e 22-ta dhe Gabriel Magalhaes nga 45+1.
Por për rezultatin përfundimtar 2-2 u përkujdes John Stones që shënoi në minutën e 90+8. /Telegrafi/