Site icon Telegrafi

Luajtën 35 orë futboll për të thyer rekordin

Lojtarët thyen rekordin e Guinnessit për lojën më të gjatë të futbollit që deri tash ishte 33 orë. Qëllimi i këtyre dy ekipeve ishte të luanin pandërprerë 40 orë por një shi i fortë i detyroi ata të ndalen kur kishin hyrë në orën e 36-të të takimit. Loja kishte karakter humanitar, ndërsa janë grumbulluar rreth 35 mijë euro të cilat do të dhurohen si ndihmë për fëmijët e varfër në Indi.

Megjithatë nuk ishte gjithçka aq e këndshme. Sportistët e stërlodhur pranuan se para fundit të ndeshjes ata vetëm sa numëronin minutat në fushë.

Njëri prej lojtarëve të kësaj ndeshje maratonike, 24- vjeçari Pete Sheppard, thotë se lodhja ishte problemi i tyre kryesorë, edhe pse kishin kaluar shumë kohë për tu bërë gati për këtë ndeshje historike. Shumë futbollistë e lëshuan fushën e lojës me lëndime si pasojë e lodhjes së tepërt. /Telegrafi/

Exit mobile version