Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva ka ‘shpërthyer’ ndaj bashkëlojtarëve të tij pas humbjes me rezultat 2-1 ndaj rivalit lokal Manchester United.
Përkundër një goli nga Josko Gvardiol i cili i dha epërsinë në pjesën e parë, dy gola të shpejtë nga Bruno Fernandes dhe Amad Diallo në pjesën e dytë, kompletuan rikthimin për ‘Djajtë e Kuq’.
Kjo humbje e lë Cityn me vetëm një fitore në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, që do të thotë se kampioni aktual i Ligës Premier ka marrë më së paku pikë se sa çdo ekip tjetër në kampionat që nga starti i nëntorit.
Pas përfundimit të ndeshjes, Silva foli me zemërim duke e cilësuar si tejet të dobët paraqitjen e tyre.
“Ne e merituam totalisht atë çfarë ndodhi sepse ne këtë nivel, nëse është një ose dy ndeshje, ju mund të thoni se ata janë me fat. Nëse janë 10 ndeshje, nuk ka të bëjë me këtë”.
“Në minutën e 87-të të derbit kur po fitoni 1-0, rivënie këndore për skuadrën tuaj dhe topi përfundon tek portieri me një penallti për ta”.
“Miku im, nëse ju merrni këto vendime budallaqe kur ka edhe tre-katër minuta për t’u luajtur, ju e meritoni ta paguani çmimin për këtë”.
“Nëse e shikoni ndeshjen deri në minutën e 86-të, kishte vetëm një skuadër që mund ta fitonte atë ndeshje, por në fund, ne humbëm dhe nuk është vetëm një ndeshje, ka shumë ndeshje së fundmi”.
“Ne duhet të shikojmë tek vetja jonë. Sot në minutat e fundit ne luajtëm sikur të ishim 15-vjeçar dhe ju duhet ta paguani çmimin”, përfundoi portugezi./Telegrafi/